Haradinaj kërkon seancë parlamentare për situatën e sigurisë në Kosovë

Haradinaj kërkon seancë parlamentare për situatën e sigurisë në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kërkon mbajtjen e një debati parlamentar për situatën e sigurisë në vend.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se agresioni rus ndaj Ukrainës është një skenar nëpër të cilin ka kaluar Kosova gjatë kohës së Sllobodan Millosheviqit.

“Fatkeqësisht, ky agresion vazhdon nga Putini dhe aleatët e tij në shtetet tjera edhe me pozicionin e tij për armët bërthamore. Bota demokratike tashmë e di se agresorët si Millosheviqi dhe Putini janë kundër vlerave tona të përbashkëta dhe të njëjtit i humbin luftërat”.

“Vitin e kaluar kam theksuar se Kosova nuk mund të pres pafundësisht për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Aleancën Veriatlantike. Me urgjencë duhet të kthehet projekti i gazsjellësit amerikan, të përfundojë Strategjia Nacionale e Sigurisë si dhe të procedohet në Kuvend, ligji për Fondin për Mbrojtje (donacionet për Ushtrinë e Kosovës)”, ka shkruar Haradinaj./Gazeta Enigma/

Related Articles