Këtë të hënë bëhen 24 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez, ku u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe.
Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.
Masakra në Likoshan dhe Qirez nga policia dhe ushtria serbe shënon fillimin e vrasjes masive të shqiptarëve të Kosovës, spastrimin etnik si dhe djegies dhe shkatërrimit të pasurisë së tyre./Gazeta Enigma/