Një raketë ruse ka vrarë disa persona në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, edhe pse Kyiv dhe Moska janë duke zhvilluar negociata për të arritur një armëpushim.
Lajmi vjen disa orë pasi presidenca ukrainase njoftoi se i ka nisur negociatat me delegacionin rus në Kufirin me Bjellorusinë që që kanë për qëllim arritjen e një armëpushim të mënjëhershëm për tërheqjen e forcave ruse.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje trupave ruse që t’i braktisin pajisjet ushtarake nga fushëbeteja dhe të largohen për t’ia shpëtuar jetët e ushtarëve.
Ai ka thënë se deri më tani janë vrarë 4500 ushtarë rusë. /Gazeta Enigma/.