Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një reagimi në Twitter, i është bashkuar thirrjes publike, që Kosova të anëtarësohet në NATO.
Ai përmes këtij mesazhi thotë se është koha që Kosova të jetë në NATO.
“NATO është në Kosovë, por është koha që Kosova të jetë në NATO”, shkroi ai.
Memli Krasniqi i është bashkuar nismës së hashtagut #KosovoInNATO, e cila ka filluar në Twitter, por që tashmë po përhapet në të gjitha rrjetet sociale.
Pas kërkesës së djeshme të ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj që kërkesa e Kosovës për anëtarësim të anëtarësohet në NATO të trajtohet me urgjencë, tashmë trendi më i ri në rrjetet sociale është pikërisht kjo kërkesë.