Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çasusoglu, këtë të hënë ka thënë se i kanë paralajmëruar të gjitha vendet se nuk do të lejojnë që anijet luftarake të kalojnë nëpër ngushticat turke.
Ai tha se Turqia e njeh si luftë gjendjen në Ukrainë, teksa shtoi se deri më sot nuk ka pasur asnjë kërkesë për kalim nëpër ngushtica që prej momentit kur ka filluar lufta shkruan Anadolu.
Kujtojmë se Konventa e Montreux e vitit 1936 i jep Turqisë autoritetin për të ndaluar anijet luftarake të të gjitha vendeve, pavarësisht nëse janë palë në luftë apo jo dhe pavarësisht nëse kanë bregdet në Detin e Zi apo jo.