Gashi: Pse ne shqiptarëve gjithmonë na duken heronj të huajt, kur ne i kemi heronjtë tanë?

Gashi: Pse ne shqiptarëve gjithmonë na duken heronj të huajt, kur ne i kemi heronjtë tanë?

Gazetari kosovar në Suedi Astrit Gashi, gjatë ditës së sotme, ka ndarë një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi në Facebook, mbi të cilën ka shkruar “Zelensky im është Hashim Thaçi”.

Gashi tha se këtë postim e ka bërë pasi, sipas tij, edhe ish-krerët e UÇK-së ndodheshin në të njëjtën situatë në kohën e luftës me Serbinë si Zelensky sot.

Gashi, sa ishte i ftuar në ‘Edicioni Special’ u shpreh se shqiptarëve u duken heronj të huajt, kur i kanë heronjtë e tyre.

“Vërtet ne shqiptarët e dimë dhe solidarizohemi me popullin e Ukrainës, mirëpo isha shumë i mllefosur si Evropa po bën politikë të dyfishtë ndaj shqiptarëve, isha shumë i mllefosur me gjykatën speciale, me heshtjen tonë. Kur shkrova për presidentin Hashim Thaçi, aty nuk po gjykohet individi, nuk po gjykohet ish-drejtoria politike e UÇK-së, por aty po gjykohet lufta jonë e shenjtë, UÇK-ja… E ndjeva veten, m’u kujtuan shumë ngjarje, pse ne shqiptarëve gjithmonë na duken heronj të huajt, kur ne i kemi heronjtë tanë, ne i kemi njerëzit të cilët kanë sakrifikuar, unë vetë kam qenë pjesë e luftës, i kam të vrarë dy vëllezër, njërin prej tyre nuk e kam të varrosur”, ka thënë Gashi në Edicioni Special.

Ai tha se shqiptarët duhet të jenë të unifikuar pasi situata e krijuar në Ukrainë, rrezikon edhe Kosovën dhe vendet e tjera.

Ai madje tha se Serbia e viteve ’98 mund të krahasohet me Rusinë e sotme.

“Në vitet 1998 edhe Serbia mund të krahasohej me Rusinë, duke tërhequr një paralele me forcën e ushtrisë së Kosovës dhe asaj serbe, është njësoj, këta djem kanë qenë ma shumë se Zelenksi sot”, shtoi ai.

“Qëllimi kryesor ishte të tërheq një paralele dhe t’i them popullit tonë që t’i duam dhe t’i respektojmë heronjtë tanë që kanë bërë sakrificën sublime për lirinë”, vazhdoi Gashi.

Related Articles