Ministria e Jashtme e Indisë, ka bërë të ditur se një student indian është vrarë nga bombardimet e sotme në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv.
“Sekretari i Jashtëm po u bën thirrje ambasadorëve të Rusisë dhe Ukrainës që të përsërisin kërkesën tonë për kalim urgjent të sigurt për shtetasit indianë që janë ende në Kharkiv dhe qytete në zona të tjera konflikti”, shkroi në Twitter zëdhënësi i ministrisë Arindam Bagchi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Foreign Secretary is calling in Ambassadors of Russia and Ukraine to reiterate our demand for urgent safe passage for Indian nationals who are still in Kharkiv and cities in other conflict zones.
Similar action is also being undertaken by our Ambassadors in Russia and Ukraine.— Arindam Bagchi (@MEAIndia) March 1, 2022