David Alaba pritet t’i mungojë Real Madridit më gjatë se që është menduar, pasiqë mbrojtësi austriak po vuan nga një lëndim i muskulit dhe ende nuk ka arritur të rikuperohet.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se lojtari nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e radhës që Reali e luan në La Liga kundër Real Sociedadit.
Stafi mjekësor i klubit ka bërë të ditur se Alaba ka gjasa të humbë edhe ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit. /GazetaEnigma/