Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se Thesari i Kosovës ka hapur një llogari zyrtare bankare për pranimin e fondeve të cilat dedikohen për siguri – Fondi i Sigurisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Siç theksohet në njoftim, përmes këtij Fondi mundësohet pranimi i donacioneve të mërgatës kosovare, si dhe çdo qytetari që është i interesuar të kontribuojë.
Llogaria do të jetë funksionale që nga sot 2 Mars 2022, dhe transferet mund të realizohen sipas detajeve të publikuara nga udhëzimi më poshtë: