Cagliari-Lazio përfundoi me fitoren e skuadrës së Maurizio Sarrit (3-0) Bardhekalterit duan të tregojnë të gjitha vlerat e tyre pas eliminimit nga Liga e Evropës nga Porto dhe në sprintin për në garën finale, synojne te shpresojne per nje vend ne Champions.
Megjithatë, pas mbrëmjes së të shtunës nuk flitet vetëm për rekordet e Ciro Immobile dhe super performancën e Luis Alberto-s, por për disa episode dhune që u ngjitën në skenë para dhe pas sfidës së zhvilluar ne “Unipol Domus” të kryeqendres se Sardenjes, shkruan Telesporti.
Pasditen e së shtunës, në zonën qendrore të qytetit, dy turistë nga Argjentina u ngaterruan si mbështetës të skuadrës se Lazios dhe u sulmuan me shkelma, shuplaka dhe grushta nga një grup tifozësh të Cagliarit. Një histori surreale. Disa persona të pranishëm në Piazza Deffenu kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.
Njëri nga dy argjentinasit përfundoi në spital por u lirua me një prognozë prej 15 ditësh. Dhuna ishte edhe protagonist pas ndeshjes: dy tifozë të Lazios ranë në kontakt me po aq tifozë të Cagliarit në zonën e Via Sassari natën vonë dhe pasi u ofenduan, dy fraksionet ranë në përplasje. Edhe në këtë situatë ka ndërhyrë policia dhe tifozët janë larguar.
Me rastin e Cagliari-Lazio, situata ishte bërë tashmë e nxehtë në orët e para të pasdites, por nuk është hera e parë që përplasje dhe episode dhune ndodhin në kryeqytetin e Sardenjës.
Qyteti ishte tashmë protagonist i tensionit pas ndeshjes dy javë më parë, kur Napoli ishte në skenë në Unipol Domus kundër ekipit kuqeblu: në atë rast tifozët vendas u përpoqën të pushtonin sektorin e mysafirëve!