Rreth 20 mijë të huaj aplikojnë për të luftuar për Ukrainën

Rreth 20 mijë të huaj aplikojnë për të luftuar për Ukrainën

Ndërkohë, ndërsa refugjatët po largohen nga Ukraina, gati 20 mijëqytetarë të huaj kanë aplikuar për të shkuar atje për të luftuar, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba, cituar në mediat lokale.

Kjo vjen pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime dje.

Duke folur në një konferencë në internet të dielën, Kuleba thuhet se tha se vullnetarë nga 52 vende deri më tani kanë aplikuar për t’iu bashkuar luftimeve.

Ai shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet.

Më herët sot kreu i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se britanikët nuk duhet të shkojnë në Ukrainë për të luftuar dhe në vend të kësaj duhet të ndihmojnë sado që të munden nga Mbretëria e Bashkuar.

Related Articles