Pas 11 ditë pritje në kufi, ukrainasi bashkohet me familjen (VIDEO)

Pas 11 ditë pritje në kufi, ukrainasi bashkohet me familjen (VIDEO)

Të ftohtin po e mund me pije të nxehtë.

Por merakun që e ka përbrenda qe 11 ditë Yevhen Chornomordenko, s’mund t’ia heq asgjë përveç takimit me gruan dhe fëmijët e tij.

Prej se filloi invazioni rus në Ukrainë, ky po pret në pikën kufitare me Poloninë, që t’i vijë familja e të shpëtojë nga zona e luftës.

Chornomordenko thoë se vajza, gruaja dhe djali i tij janë në Ukrainë, teksa po i pret në kufi.

AI s’mund ta fsheh lumturinë teksa i erdhi momenti i madh i takimit me më të dashurit.

Por një pjesë tjetër e familjes i ka mbetur ende brenda kufijve.

“Babai, nëna pensionerë dhe vëllai im gjenden ende në Ukrainë për tani”, tha Chornomordenko.

Tutje, ai  thotë se njerëzit në Kiev kanë ushqim dhe rrymë, por kjo nuk e zbeh luftën.

Yevhen ishte larguar për në Poloni për të punuar, para dy javëve, pa e ditur se do të krisë lufta në vendin e tij.

Ukrainasi shprehet se plotë heronj janë duke bërë rezistencë ndaj rusëve, por misioni i tij për tani është ta sigurojë familjen./Gazeta Enigma/

Related Articles