Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të diel ka kërkuar falje që në fjalimin e djeshëm në seancën solmene të Kuvendit, iu drejtua Besarta Jasharit, si vajza e Kryekomandantit Adem Jasharit, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Kurti fjalën e tij në Akademin përkujtimore për nder të Epopesë së UÇK-së e ka nisur me një kërkimfalje, për gabimin të cilin e ka bërë dje në Kuvend.
“Fillimisht më lejoni t’ju kërkoj falje që në tekstin e fjalimit të djeshëm më është përvjedhur një gabim, dhe, kam thënë që, Besarta është vajza e Kryekomandantit Adem Jashari, në vend se të them e Hamëz Jasharit, ka thënë Kryeministri.
Ky është arsyetimi i Kurtit për gabimin që bëri në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës.
“Mirëpo shtrohet pyetja pse nuk e vërejta këtë gabim, teksa e lexoja tekstin. Ka mundësi që kjo është për shkak se shpeshherë më ngjan që të gjithë ne që jemi gjallë, jemi fëmijë të Kryekomandantit Adem Jashari”, ka thënë Kurti./Gazeta Enigma/