Milani ka arritur që ta mposht Napolin në derbin e javës së 28-të në Itali.
Ndonëse Napoli e dominoi tërë ndeshjen, Kuqezinjtë arritën t’i marrin tri pikë të rëndësishme falë golit të Oliver Giroud në minutën e 49-të të takimit.
Me këtë fitore, Milan momentalisht është në vendin e parë me 60 pikë, Interi në të dytin me 58 pikë por me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe Napoli gjendet në vendin e tretë me 57 pikë./Gazeta Enigma/