Një 30-vjeçar me shtetësi kosovare duhej të përgjigjej për sulmin e kryer ndaj dy policëve në Bazel. Gjykata Penale e Bazelit, duke konsideruar atë si person me përgjegjësi të reduktuar penale, i ka shqiptuar një dënim prej 9 muajsh burg.
I akuzuari nuk është deklaruar në lidhje me akuzën. Kjo është arsyeja pse gjykata është mbështetur në marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë dhe policëve në fjalë.
Ai akuzohet se ka sulmuar dy policie përpara një filiali Migrosi në Bzel, në fund të tetorit të vitit 2020. Ai mbante nga një thikë në secilën dorë. Ndërkaq, vetëm pas shumë kërkesave dhe përdorimit të “taser”-it, policët mundën të arrestonin Arlind C.
Ai është akuzuar, ndër të tjera, për përpjekje të shumëfishtë për vrasje me dashje, si dhe dhunë dhe kërcënime ndaj zyrtarëve.
Gjykata penale ka marrë vendimin të martën në mëngjes.
Arlind C., i cili është mbajtur në paraburgim që nga incidenti, duhet të vuajë tre muaj të tjerë burg – që do të thotë se ai është dënuar me nëntë muaj burgim.
Më tutje, atij i është shqiptuar edhe një gjobë prej dhjetë tarifash ditore prej 30 frangash për sharjet drejtuar policëve.
“Ishte padyshim një situatë e rrezikshme për policinë”, është shprehur kryetari i trupit gjykues Dominik Kiener pas shqiptimit të vendimit, transmeton albinfo.ch. Të dy policët kanë vepruar në mënyrë shembullore dhe profesionale. As përdorimi i taserit dy herë nuk përbën tejkalim kompetencash.
Sëmundja e të akuzuarit është gjithashtu arsyeja pse gjykata penale nuk i ka shqiptuar atij dëbimin nga vendi.