Të paktën 4,640 persona u arrestuan gjatë protestave në Rusi të dielën, raporton OVD-Info, një grup i pavarur monitorues që gjurmon paraburgimet në Rusi.
Sipas CNN, njerëzit janë arrestuar në 147 qytete, sipas OVD-Info.
Që nga agresioni, më shumë se 13,000 njerëz janë arrestuar në Rusi në demonstratat kundër luftës, llogarit OVD-Info.
CNN shkruan se nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto numra.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS citoi Ministrinë e Brendshme ruse, e cila tha se arrestoi 3,500 njerëz “të cilët morën pjesë në ngjarje publike të paautorizuara” të dielën.
Disa nga qytetet ku u arrestuan përfshinin Moskën dhe Shën Petersburgun. /Gazeta Enigma/.