Paul Scholes: De Bruyne është mesfushori më i mirë në Premierligë, ndoshta edhe në botë

Paul Scholes: De Bruyne është mesfushori më i mirë në Premierligë, ndoshta edhe në botë

Për ish-lojtarin e Man United, Paul Scholes, De Bruyne është mesfushori më i mirë në Premier Ligë, e ndoshta edhe në botë.

Kevin De Bruyne po vazhdon me formën e tij sensacionale në Premierligë me Manchester City.

Në derbin e xhiros së 28-të ndaj rivalëve të qytetit Manchester United, ai kishte një performancë brilante.

City fitoi me rezultat 4:1, protagonist kryesor ishte mesfushori belg me dy gola dhe një asistim.

Për formën e mirë që po kalon De Bruyne foli edhe ish lojtari i Man United, Paul Scholes, i cili tha se belgu është mesfushori më i mirë në Premier Ligë.

“Ai është mesfushori më i mirë në Premier Ligë, ndoshta më i miri në botë. Ai bën gjithçka. Shënon, mbrohet, pasimet e tij janë të shkëlqyera.Ai ka absolutisht gjithçka që ju dëshironi”, ishin fjalët e Scholes.

Në 201 paraqitje në Premier Ligë, ai ka shënuar 51 gola në total.


Related Articles