Lëvdatat mes dy nga rivalët më të mëdhenj në futboll nuk kanë të ndalur.
Trajneri i Manchester Cityt, kishte lavdëruar Liverpoolin e Jurgen Klopp duke thënë se është kundërshtari më i fortë i karrierës së tij, duke injoruar kështu kundërshtar të mëparshëm të tij si Real Madridi.
Fjalëve të mira të Guardiolas iu përgjigj Klopp i cili tha se nuk do ishin në këtë nivel pa konkurrencën e njëri tjetrit.
Ai tha se rivaliteti mes tyre i ka shtyrë ata që të japin më të mirën duke arritur në nivele të ‘çmendura’.
“Unë mund ta kthej këtë. Mund të them që City është kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur ndonjëherë, por nuk duhet të harroj se u përballa me të (Guardiolën) tashmë në Bayern dhe nuk mund të them se ishte shumë më e lehtë – është thjesht një situatë tjetër”, tha fillimisht 51-vjeçari.
“E di se çfarë do të thotë ai, ne e kemi shtyrë njëri-tjetrin në nivele të çmendura në vitet e fundit, numrin e pikëve që kemi mbledhur të dy. Mirë, ne nuk mundëm ta përballonim atë vitin e kaluar për arsye të dukshme, por vitet e tjera ne ishin përreth”, shtoi Klopp.
“Unë nuk mendoj se City do të merrte numrin e pikëve që do të marrë këtë vit nëse ne nuk do të ishim pranë, dhe anasjelltas është e njëjta”, përfundoi gjermani.