Në Duhël të qytetit të Suharekës policia njofton se ka arrestuar një mashkull pasi i njejti ka refuzuar urdhërat policor.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se një person ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor pasi i njejti ishte nën ndikimin e alkoolit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (nën ndikim të alkoolit), pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhëratë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.”
Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është ndaluar për 6 orë. Rasti vazhdon të hetohet, sqarohet në njoftim.