Derbi i madh kosovar, Drita-Gjilani zhvillohet këtë mesjavë.
Drita dhe Gjilani takohen të enjtën me fillim nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 24’të të Superligës së Kosovës në futboll.
Kreshnik Uka, futbollisti i njohur kosovar, tani pjesë e Drenicës beson se Gjilani ka pak më shumë përparësi në këtë duel.
“Përparesi i jap Gjilanit”, tha fillimisht Kreshnik Uka në emisionin VAR në Tëvë1.
“Gjilani vjen nga fitorja, Drita vjen nga dy humbje, në derbi nuk dihet, gjithçka mund të ndodhë, sa i përket fushës është më e keqja e këtij derbit dhe qytetit”, përfundoi Kreshnik Uka.
Vlen të theksohet se dy derbit e kaluar ka triumfuar skuadra e Ismet Munishit, SC Gjilani.
/Gazeta Enigma/