Numri i refugjatëve që ikën nga lufta në Ukrainë ka arritur në mbi dy milionë.
Refugjatët po kalojnë në vendet fqinje në perëndim, si Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria dhe Moldavia.
Një numër dukshëm më i vogël refugjatësh kanë shkuar në Rusi dhe Bjellorusi, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.
OKB thotë se deri më tani:
Polonia ka mirëpritur mbi 1,204,000 refugjatë
Hungaria 191,000
Sllovakia 141,000
Moldavia 83,000
Rumania 82,000
Rusia 99,300
Bjellorusia 453
OKB thotë se më shumë se 183,000 njerëz kanë lëvizur nga këto vende në vendet e tjera në Evropë./Gazeta Enigma/