Një tjetër sulm ajror ka goditur një ndërtesë civile dhe termocentralin në Zhytomyr në Ukrainë.
Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiaku i qytetit, Serhii Sukhomlyn, përmes ndy videove të postuara në rrjetet sociale.
“Sapo është bërë një sulm ajror. Është goditur termocentrali i Zhytomirit dhe një ndërtesë civile”, shkroi ai në Facebook.
Në godinën civile të goditur, kryebashkiaku tha se një grua e moshuar që jetonte atje ishte fshehur në bodrum dhe doli e gjallë me lëndime të lehta, për të cilat po trajtohet në spital.
Në godinën civile të goditur, kryebashkiaku tha se një grua e moshuar që jetonte atje ishte fshehur në bodrum dhe doli e gjallë me lëndime të lehta, për të cilat po trajtohet në spital.
Sipas tij të gjitha dritaret ishin hedhur në erë në dy spitale, njëri prej tyre ishte spital për fëmijë, por pa viktima.
Deri më tani, nuk ka viktima të lidhura me sulmin në termocentral, por termocentrali “me shumë gjasa” do të duhet të mbyllet, sipas kryebashkiakut. Centrali furnizon një pjesë të madhe të qytetit, tha ai, duke siguruar ngrohje në 30% të Zhytomyr.
Kjo vjen pasi një ndërtesë apartamentesh dhe një fabrikë e madhe tekstili në Zhytomyr u shkatërruan nga sulmet ushtarake ruse një ditë më parë, ndërsa të shtunën një sulm ushtarak rus rrafshoi një pjesë të një fabrike ukrainase tankesh jashtë Zhytomyr.