Presidentja Vjosa Osmani ka shkruar, pas takimit me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, duke thënë se biseduan për zhvillimet aktuale.
“Gjermania është partner strategjik i Kosovës, jo vetëm në aspektin politik, por edhe atë të sigurisë dhe ekonomisë. Pata kënaqësinë që, së bashku me zëvendëskryeministren Gërvalla, të mirëpresim në takim ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, me të cilën biseduam për zhvillimet aktuale”, ka shkruar Osmani, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Kosova e konsideron Gjermaninë si një forcë lëvizëse për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe rajonit. Marrëdhëniet me këtë shtet i bëjnë edhe më të forta një numër i madh i mërgimtarëve kosovarë, të cilët jetojnë dhe janë të integruar mirë në Gjermani”, u shpreh tutje presidentja.
“Presim të punojmë bashkërisht për një të ardhme më të mirë të Kosovës dhe rajonit!”, përfundoi e para e shtetit./Gazeta Enigma/