Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke luftuar për titullin kampion në këtë edicion. Momentalisht Barcelona është në pozitën e tretë me 71 pikë, aq sa ka edhe Real Madrid në pozitën e dytë, kurse Atletico Madrid 73 në vendin e parë.
Megjithatë, skuadra e Ronald Koeman ka një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë sonte ndaj Granadas, dhe me fitore eventuale do të merrte pozitën e parë në tabelë.
Ndeshja e tyre direke zhvillohet me 8 maj dhe pritet që të jetë me tifozë. Barça është duke pritur miratimin e planit të mbrojtjes civile të La Ligas dhe Katalonisë në mënyrë që kthimi i publikut në stadium të bëhet realitet.
Për këtë ndeshje pritet që në shkallët e stadiumit të jenë 25 mijë tifozë, normalisht nëse kjo kërkesë merr aprovimin e duhur.