Morinasit e Astrazubit ia dhurojnë BIK-ut 2.5 hektarë tokë (VIDEO)

Morinasit e Astrazubit ia dhurojnë BIK-ut 2.5 hektarë tokë (VIDEO)

Vëllezërit dhe kushërinjtë e familjes Morina, nga Astrazubi i Malishevës ia kanë dhuruar 2.5 hektarë tokë punuese, si vakëf Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në këshillim e Bashkësisë Islame në këtë komunë, thonë se e mirëpritën këtë gatishmëri të kësaj familje. Ndërsa, pos varrezave, hektarët pritet të përdoret edhe për nevoja tjera.

KBI bën me dije se në vitin 2021, kanë pasur gjashtë raste të tilla, por me sipërfaqe më të vogël të tokës së dhuruar./Gazeta Enigma/

Related Articles