Ish-presidenti i ShBA-së, Barack Obama, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke shkruar në një postim se po përjetonte simptoma të lehta.
Gruaja e tij, ish-zonja e parë Michelle Obama, rezultoi negative sipas njoftimit të bashkëshortit të saj.
“Sapo dola pozitiv me COVID. Ka disa ditë që kam gërryerje fyti, por përndryshe ndihem mirë. Michelle dhe unë jemi mirënjohës që jemi vaksinuar dhe përforcuar, dhe ajo ka rezultuar negative”, shkroi Obama në një postim në Twitter, transmeton Gazeta Enigma.
“Është një përkujtim për t’u vaksinuar nëse nuk e keni bërë tashmë, edhe pse rastet po zvogëlohen”, shtoi ish-presidenti./Gazeta Enigma/
I just tested positive for COVID. I’ve had a scratchy throat for a couple days, but am feeling fine otherwise. Michelle and I are grateful to be vaccinated and boosted, and she has tested negative.
It’s a reminder to get vaccinated if you haven’t already, even as cases go down.— Barack Obama (@BarackObama) March 13, 2022