Më shumë se 850 persona u arrestuan në protestat kundër luftës në Ukrainë, në 37 qytete ruse të dielën, sipas OVD-Info, një grup i pavarur për monitorimin e protestave për të drejtat e njeriut.
Forcat ruse të sigurisë nuk po ndalojnë më vetëm protestuesit, por gjithashtu po përpiqen të identifikojnë njerëz “të pabesueshëm” midis kalimtarëve në vendet ku ishin paralajmëruar protesta kundër luftës, thotë grupi.
Sipas këtij grupi, numri i personave që janë arrestuar kundër agresionit rus në Ukrainë, ka shkuar deri në 15 mijë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Enigma.