Ministri ukrainas: Irani është ‘kundër luftës’

Ministri ukrainas: Irani është ‘kundër luftës’

Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se Irani nuk e mbështet pushtimin e Ukrainës.

Kuleba e bëri komentin pas një telefonate me homologun e tij iranian Hossein Amir-Abdollahian.

Amir-Abdollahian do të vizitojë Moskën të martën, përcjell Gazeta Enigma.

“Irani është kundër luftës në Ukrainë, mbështet një zgjidhje paqësore. Kërkova ta përcjellë mesazhin tim në Moskë: Rusia duhet të ndalojë bombardimin e civilëve, të angazhohet për armëpushim dhe të tërhiqet nga Ukraina”, shkroi Kuleba në Twitter./Gazeta Enigma/

Related Articles