Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Besnik Shala, u ka bërë thirrje deputetëve që mos ta votojnë ligjin që ua mundëson martesën gjinisë së njëjtë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se ky ligj nuk përkon me vlerat tona as kombëtare e as fetare.
“Ju kërkoj të mos e votoni projektkodin civil që lejon martesën e të njejtes gjini, ndër të tjera e sheh si kërcënim të familjes tradicionale, deri në aktin e lejimit të birësimit të fëmijëve”, shkruan Shala.
Shkrimi i plotë:
Të nderuar deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Ju kërkoj të mos e votoni projektkodin civil që lejon martesën e të njejtes gjini, ndër të tjera e sheh si kërcënim të familjes tradicionale, deri në aktin e lejimit të birësimit të fëmijëve.
Kjo nuk përkon me vlerat tona as kombëtare e as fetare. Që nga 2004 askush nuk ka arritur ta jetësoj, andaj nuk dua që këtë shërbim të dëmshëm për shoqërinë tonë ta bëj Lëvizja VETËVENDOSJE!