Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është zemëruar me Arturo Vidal pas intervistës së tij të fundit ku ai tha se shpreson të luajë së shpejti për Flamengon.
Reprezentuesi i Kilit nuk mori pjesë në seancën stërvitore të djeshme për shkak të temperaturës (testi i tij rezultoi negativ), por intervista e tij e fundit ka shkaktuar zemërim te klubi.
La Gazzetta dello Sport raporton se gjigantët e Serisë A janë të zemëruar me ish-mesfushorin e Juventusit dhe Barcelonës, i cili tha të hënën se shpreson t’i bashkohet Flamengos.
Ai gjithashtu u ankua për mungesën e kohës së tij të lojës, duke thënë se ka ndryshuar modelin e flokëve, kështu që “ndoshta trajneri do të më shohë pak më shumë pasi nuk kam luajtur shumë ndeshje”.
Drejtuesit e Interit nuk janë impresionuar nga fjalët e tij, por edhe nga koha e intervistës pasi skuadra tani po përballet me pjesën më të vështirë të sezonit.
Kampionët në fuqi të Serie A po mendojnë të gjobisin mesfushorin me përvojë.