Një i vdekur dhe 93 raste të reja me COVID në Shqipëri

Një i vdekur dhe 93 raste të reja me COVID në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka ndërruar jetë një 79-vjeçar i infektuar me COVID-19, ndërkaq janë regjistruar edhe 93 raste të reja.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 42 pacientë, nga të cilët tetë  janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 99 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268 mijë e 662 që nga fillimi i pandemisë.

655 raste aktive me COVID janë aktualisht në Shqipëri.

Related Articles