Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të enjte ka takuar komandantin e KFOR-it Gjeneral Major, Ferenc Kajari, me të cilin ka diskutuar për situatën e sigurisë si dhe zhvillimet e fundit në Evropë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Gjeneral Major, Ferenc Kajári, me të cilin diskutoi çështjen e sigurisë në vend dhe zhvillimet e fundit në kontinentin evropian pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Sipas njoftimit, presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e KFOR-it dhe kontributin e tij për paqe dhe siguri.
“Ne anën tjetër, komandanti Kajári ritheksoi përkushtimin e trupave të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe paqësor në të gjithë vendin”, thuhet në fund./Gazeta Enigma/