Autoritetet në Mariupol thonë se rreth 30,000 njerëz janë larguar nga qyteti deri më tani, sipas Reuters, transmeton Gazeta Enigma.
Sipas këshillit lokal, më shumë se 350,000 njerëz janë ende të strehuar në qytet.
Reuters raporton se radhë të gjata makinash po shkojnë në veri nga Mariupoli, disa me shenja në xhamin e përparmë me fjalën “fëmijë” të shkruar në rusisht.
Zyrtarët ukrainas thonë se banorët kanë mbetur të bllokuar në qytet nga bombardimet ruse, derisa po qëndrojnë pa ngrohje, pa energji elektrike dhe ujë, gjatë dy javëve të fundit./Gazeta Enigma/