Komoran, 4 të lënduar në një aksident mes dy kamionëve dhe një furgoni

Komoran, 4 të lënduar në një aksident mes dy kamionëve dhe një furgoni

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes dy kamionëve dhe një furgoni në magjistralen Prishtinë – Pejë, më saktësisht në Komoran.

Ky aksident ka ndodhur rreth orës 19:00.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se drejtimi i rrugës Prishtinë – Pejë është i bllokuar për momentin.

“Në ora 18:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësia policore nga vendi i ngjarje njofton se në aksident janë përfshirë tri automjete (dy kamionë e një furgon). Deri në këtë moment ndihmë mjekësore kanë kërkuar katër persona të lënduar. Drejtimi i rrugës Prishtinë-Pejë për momentin është i bllokuar”, ka thënë ai për Gazetën Enigma.

Related Articles