Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ka bërë të ditur se ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti për ta përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Nahmmer ka thënë se është me rëndësi që Austria të jetë urë lidhëse, ai ka shtuar se për Austrinë, Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme.
“Ne vërtetë jetojmë në sfida. Fillimisht ishte luftimi i pandemisë e pasojat që erdhën me të. Tash kemi luftë në Evropë. Federata Ruse e ka sulmuar Ukrainën. Duhet trajtuar pasojat që do të vijnë si pasojë e kësaj. Të ndihmojmë njëri-tjetrin, duke trajtuar si çështjen e inflacionit, çështjen e energjisë. Duhet zgjidhur bashkë”, ka thënë Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer.
“Po ashtu kam folur me kryeministrin për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE. Është me rëndësi që Austria të jetë urë lidhëse, por me rëndësi është ta përfshihet edhe Gjermania edhe më tepër, pasi ajo është mike e Kosovës. Për Austrinë Ballkani Perëndimor është pikë gjeostrategjike e rëndësishme dhe kemi lidhje historike me njëri-tjetrin. Me rëndësi është të jemi të lidhur edhe në të ardhmen. Për këtë Kosova nevojitet të jetë brenda BE-së”, ka thënë Nehammer në konferencë për media, raporton Gazeta Enigma.