Deputetja Duda Balje ka reaguar pas komenteve që ka bërë deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha, sonte në KTV.
Basha kishte thënë se Balje “po të ishte vërtetë myslimane nuk do të dilte ashtu”.
“Ose shkoi fesë deri në fund ose s’mundesh me zgjedh për të tjerët”, kishte thënë Basha. Ai komentoi në lidhje me mosvotimin e Projektkodit Civil.
E Balje ka reaguar ndaj këtyre komenteve, ndonëse nuk e ka përmendur emrin e Dimal Bashës në postimin e saj.
“Thonë se shoku kulturor prej Amerike të mban gjatë peng në kujtesë. Unë jam rritur nën vlerat e islamit tradicional në Kosovën tonë. Ti nuk beson në Zot, dhe nuk mund të komentosh intensitetin e kualitetin e besimit tim!” – ka shkruar Balje.