Pushtimi rus i Ukrainës do të shtyjë mbi 40 milionë njerëz në varfëri ekstreme përmes rritjes së çmimeve të ushqimit dhe energjisë, sipas Qendrës për Zhvillimin Global, shkruan The Guardian.
Në një analizë, instituti me bazë në Uashington tha se çmimet e mallrave ushqimore që nga fillimi i konfliktit janë rritur mbi nivelet e përjetuara në rritjen e çmimeve më 2007 dhe 2010.
Analiza citoi hulumtimet e Bankës Botërore që tregonin se rritja e vitit 2007 mund të ketë shtyrë deri në 155 milionë njerëz në varfëri ekstreme dhe kërkime të veçanta që tregojnë episodin e 2010-s shtynë 44 milionë në varfëri ekstreme.
Studiuesit thanë se shqetësimi më i menjëhershëm ishte për klientët e grurit nga Ukraina e Rusia, të cilët së bashku përbëjnë më shumë se një të katërtën e eksporteve botërore të grurit. Këto përfshijnë Egjiptin, Indonezinë, Bangladeshin, Pakistanin, Azerbajxhanin dhe Turqinë, por çmimet do të rriten në mbarë botën pasi importuesit konkurrojnë për furnizime alternative.