Tebas: Përpos Mbappe dhe Haaland, do ta doja sërish Messin në La Liga

Tebas: Përpos Mbappe dhe Haaland, do ta doja sërish Messin në La Liga

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka shprehur dëshirën për rikthimin e Lionel Messit te Barcelona.

Messi kaloi verën që lamë pas te PSG shkaku që Barcelona nuk mundi ta regjistronte në La Liga/

Tashmë, argjentinasi nuk është duke kaluar në formë të mirë dhe kritikohet shumë nga tifozët “Parisienë”, andaj ka raportime për një rikthim të mundshëm gjatë verës së ardhshme.

Tebas shpreson që Messi të rikthehet në La Liga, ngase beson që ka edhe dy apo tre vite në nivel të mirë.

“Messin do doja ta shihja prapë në La Liga. Mendoj që Messi ka edhe dy apo tre vite në nivel shumë të mirë. Messi në 80 për qind se çfarë kam parë është në nivel të lartë”.

“Mendoj që Messi do rikthehej te Barcelona nëse do kthehej në Spanjë në gjendje tjetër ekonomike, kështu që nuk do të ishte, një ‘barrë’ e tillë (për financat e Barçës)”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në vikendin e ardhshëm do zhvillohet “El Clasico” në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Related Articles