Vendi i parë dhe diferenca prej pesë pikëve me vendin e dytë, nuk e ka penguar Ballkanin të ankohet në ndarje të drejtësisë.
Skuadra nga Suhareka së fundmi ka reaguar në faqen zyrtar të klubit për dy ndeshjet e fundit në të cilat pretendojnë se janë dëmtuar.
“Portokallezinjtë” aludojnë se janë dëmtuar në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Kosovës kundër Prishtinës (1:2). Ata akuzojnë gjyqtarin, Dardan Çaka se ka ndikuar direkt në rezultat në takimin ku ata u eliminuan.
Ballkani është ankuar edhe në Alban Shalën, gjyqtarin që drejtoi takimin e sotëm me Drenicën të cilën e fitoi 2:0 skuadra suharekase.
Ata pretendojnë se Shala nuk ka akorduar dy penallti.
Reagimi i plotë:
Reagim!
Duke i’u drejtuar nga pozita e liderit të Superliges edhe atehere kur marrim piket e plota, ne si nje Klub lider ashtu edhe do t’i sillemi duke u kujdesur për mbarëvajtjen garës meqënëse jemi të shqetësuar me ndarjen e drejtësisë në dy ndeshje të fundit, pra ne atë me Prishtinen për kupë te cilën e drejtonte z. Dardan Caka i cili drejtpërdrejt ka ndikuar në rezultat dhe rrjedhimisht ne eleminimin tonë nga gara kur ka anuluar golin e avansimit të shenuar nga Armend Thaqi dhe ndeshjen e javës se 26 ndaj Drenicës ne të cilën “ndante drejtesi” z. Alban Shala, i cili nuk akordon dy penalti njëra në pjesën e parë për lojën me dorë dhe tjetra kur ndaj Ermal Krasniqit ndërhyjet në mënyrë të palejuar brenda zonës së reptësisë.
Pas eliminimit nga gara për kupë nuk kemi dashur qe të shqetësojmë opinion sportdashës, por duke marrë për bazë së avazi i vjetër po vazhdon jemi të detyruar të reagojmë. Si është e mundur të bëhen këto “gabime” kur sot kemi 10 zyrtar të FFK-së në ndeshje plus teknokogjinë VAR!?
Për t’u treguar plotësisht objektiv ndaj çdo pjesëmaresi te kësaj gare edhe atëherë kur në fitojme kemi peshën e përgjegjësisë për adresuar shqetësimin tonë pasi qe jemi te interesuar qe perfundimi i garës te kaloj në frymen e fair play-it.
Të kujdesemi te gjithe s’bashku për integritetin e garës, sepse kemi vetëm një Superligë, nuk i kemi dy dhe një të ardhme të përbashket, përndryshe nese vetëm edhe një lojë dëmtohemi në këto mënyra do të marrim vendimet më të dëmshme për futbollin e Kosovës për të cilat do të pësoj rinia dhe sporti i Kosovës.
Faleminderit për mirëkuptim.!
FC Ballkani.