Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar për situatën me një postim në facebook, duke cekur se “jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash”.
Lladrovci ka shtuar se “është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë”.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Është fat yni që prijësit tanë, heronjtë tanë, nuk e kishin kurrë asnjë luhatje në rrugën e çlirimit. Me çdo kusht e deshtën lirinë e Kosovës. Jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash.
Është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë. Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!