Osmani takohet me përfaqësuesit e organizatës “UN Women”, bisedohet për avancimin e barazisë gjinore

Osmani takohet me përfaqësuesit e organizatës “UN Women”, bisedohet për avancimin e barazisë gjinore

Përfaqësuesit e organizatës “UN Women”, në Kosovë, kanë bërë të ditur se kishin një takim me presidenten, Vjosa Osmani.

Në këtë takim kanë biseduar për përpjekjet e përbashkëta për avancimin e agjendës së barazisë gjinore në Kosovë

“Sot, ne patëm një takim konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani mbi partneritetin strategjik me UN Women, përpjekjet e përbashkëta për avancimin e agjendës së barazisë gjinore në Kosovë dhe mbështetjen për zbatimin e normave dhe standardeve ndërkombëtare për barazinë gjinore”, thuhet në postimin e UN Woman në rrjetin social Facebook.

Today, we had a constructive meeting with the President of Kosovo Vjosa Osmani on the strategic partnership with UN…Posted by UN Women Kosovo on Thursday, April 29, 2021

/Gazeta Enigma/

Related Articles