Një këshilltar presidencial ukrainas tha sot se marrja e kontrollit të Kievit është ende një prioritet i qartë për Rusinë, por përpjekja për ta bërë këtë do të ishte “vetëvrasje” për Moskën.
Oleksiy Arestovych shtoi se konflikti mund të përfundojë brenda dy deri në tre javë.
Vladimir Putin ende nuk ka depërtuar në kryeqytetin ukrainas, pavarësisht bombardimeve të rënda të vërejtura brenda dhe rreth qytetit që nga fillimi i konfliktit gati katër javë më parë, shkruan Sky News, transmeton Gazeta Enigma.