Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar për zgjedhjet serbe në Kosovë.
Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të shmangë “trajtimin e çështjeve një nga një” me Serbinë, duke shtuar se çështja e të drejtës së votës për komunitetin serb të Kosovës në zgjedhjet e Serbisë është shumë e rëndësishme.
“Zgjidhja është marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë për njohje reciproke që do t’i rregullojë këto çështje njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar ai
Kreu i AAK-së ka shkruar se tejzgjatja e arritjes së marrëveshjes do të përkeqësojë angazhimin e Kosovës për paqen në Ballkan./Gazeta Enigma/