Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së enjëte ka pranuar telegram urimi nga Perandori Naruhito i Japonisë.
Perandori i Japonisë përcolli urimet e përzemërta për Presidenten Osmani, për zgjedhjen e saj si Presidente e Kosovës, duke i dëshiruar përparim popullit të Kosovës.
Njëherit, Presidentja Osmani me këtë rast theksoi se ndjehet jashtëzakonisht e nderuar nga kujdesi dhe telegrami i urimit i Perandorit Naruhito, Osmani nënvizoi se shtetet tona ndajnë qëndrime dhe botëkuptime të njëjta për sfidat në arenën ndërkombëtare dhe se Kosova e konsideron Japoninë aleatin më të afërt në Lindjen e Largët.
Përgjatë dy dekadave të fundit, Kosova ka pranuar mbështetje të gjithanshme nga Japonia në rindërtimin pasluftës si dhe në fushat si mbrojtje e mjedisit dhe shëndeti publik.