Federata e Futbollit E Kosovës sot gjatë ditës pritet të certifikojë kandidatët për kryetar.
Sipas burimeve të Gazetës Enigma kandidati Gramoz Vokrri, nuk i ka valide të gjitha 15 nënshkrimet e siguruara për t’u kandiduar për të parin e federatës.
Kështu kryetari aktual Agim Ademi, pritet të jetë kandidati i vetëm edhe për një mandat tjetër në krye të shtëpisë së futbollit kosovar.
Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës do të mbahet më 6 prill.