Një tjetër raport intrigues është shfaqur sot që sugjeron se guvernatorja e Bankës Qendrore të Rusisë u përpoq të jepte dorëheqje nga posti i saj pas agresionit në Ukrainë – por presidenti rus, Vladimir Putin i tha asaj se duhej të qëndronte dhe se nuk e pranon largimin.
Elvira Nabiullina u nominua për një mandat të ri pesëvjeçar javën e kaluar pavarësisht kërkesës së saj për t’u larguar, sipas bloomberg.
Mediumi amerikan bazuar në burime të sigurta shkruar se largimi i saj tani do të shihej si një tradhti ndaj presidentit rus. Ajo ka punuar së bashku me Putinin për gati dy dekada.
Theksojmë se 58-vjeçarja nuk ka komentuar publikisht riemërimin e saj dhe nuk i është përgjigjur pretendimeve të Bloombergut.
Ndryshe, sot një këshilltar i Putinit ka braktisur qeverinë ruse dhe është larguar nga Rusia.
Anatoly Chubais i dërguari special për klimën, ka thënë se është kundër pushtimit rus në Ukrainë dhe se nuk e ka ndërmend të rikthehet në Rusi.