Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar se për çfarë janë dakorduar për të ndihmuar tutje Ukrainën.
Ai thotë se ka një “realitet të ri sigurie”, raporton BBC.
Në tokë, do të ketë shumë më shumë forca në pjesën lindore të aleancës të cilët do të jenë në një gjendje më të lartë gatishmërie.
Në ajër, do të vendosen më shumë avionë, dhe në det, do të ketë grupe sulmi transportues, nëndetëse dhe anije luftarake në baza të vazhdueshme.
Dhe përveç më shumë furnizimeve ushtarake, mbrojtja kibernetike po forcohet gjithashtu dhe NATO do të ndihmojë gjithashtu Ukrainën të mbrohet kundër kërcënimeve bërthamore dhe biologjike./Gazeta Enigma/