Detaje të reja nga vdekja e shqiptarit në vendin e tij të punës në Itali

Detaje të reja nga vdekja e shqiptarit në vendin e tij të punës në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur gjatë ditës së enjëte në qytetin e Alessandrias në rajonin e Piemontes në Itali.

Gjatë punimeve në një magazinë në ndërtim e sipër, e kompanisë së madhe amerikane Amazon, është shembur duke i marrë jetën një emigranti shqiptar 50-vjeçar, punonjës i një sipërmarrje në Milano.

Shqiptari është identifikuar si Flamur Alsela, me banim në komunën Chiari në provincën e Breshias, ku vetëm dy ditë më parë kishte festuar 50-vjetorin e lindjes.

Të plagosur kanë mbetur edhe pesë persona të tjerë, një prej të cilëve është në gjendje shumë të rëndë për jetën.

Magazina e Amazon, e cila ishte në fazë ndërtimi, ishte e pozicionuar në Parkun Industrial Marenga Retail Park. Mediat italiane shkruajnë se gjashtë punëtorë shqiptarë, mes të cilëve edhe kryepunëtori, kanë rënë gjatë punës nga një lartësi nga gjashtë deri në dhjetë metër.

Siç raportohet, një pllakë betoni është rrëzuar dhe ka rënë mbi traun ku qëndronin punëtorët, duke shkatërruar të gjithë strukturën.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa Alsela ndërroi jetë në vend. Në vendngjarje kanë arritur përfaqësues të autoriteteve për të hetuar.

Përfaqësuesit e sindikatave janë shprehur se shumë herë kanë kontrolluar këtë kantier ku gjithçka deri më sot është kryer në respektim të normave të punës, dhe punonjësit ishin mjaft të kujdesshëm në zbatimin e tyre.

Related Articles