Ish-komandanti Bekim Shyti u vizitua sot në spital nga nëna e tij.
Janë publikuar fotografi të ish-komandantit me nënën e tij pas operimit që iu nënshtrua për t’i hequr copat e granatës.
Ndryshe, Bekim Shyti, gjatë luftës së fundit në Kosovë ka qenë i plagosur mbi gjashtë herë.
Si komandant i Njësisë Speciale në Zonën Operative të Shalës, ai ka qenë në ballë të çdo beteje.