Futbollistët spanjollë mundën 2-1 Shqipërinë në një ndeshje miqësore këtë të shtunë dhe ajo që tërhoqi shumë vëmendjen ishte se ndeshja u luajt në Barcelonë, ku kombëtarja nuk luajti për 18 vite.
Gjegjësisht, shumë në Spanjë e prisnin reagimin e tifozëve në stadiumin e Espanyol për himnin e Spanjës dhe fotografia që u pa ishte një surprizë e këndshme.
Pavarësisht avokimit për pavarësi dhe shkëputje në Katalonjë, futbollistët u përshëndetën nga një stadium plot dhe tifozët që valëvitnin flamujt spanjollë dhe duartrokitën përshëndetën himnin kombëtar.
Përveç kësaj, nëpër tribunë u shpalos një flamur i madh i Spanjës, ku shkruhej: “Barcelona i përket Spanjës”. Media të shumta raportojnë se shumica në stadium ishin tifozë të Espanyolit, jo të Barcelonës.
Disa nga tifozët spanjollë kishin përgatitur edhe një parullë të cilën e shpalosën jashtë stadiumit një mesazh skandaloz.
“Kosova është Serbi – Katalunia është Spanjë” – thuhej në mesazhin skandaloz dhe qesharak të tifozëve spanjollë.